Katër vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë, Policia jep detaje

Prishtinë | 08 Jan 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur katër vdekje.

Në raportin 24 orësh të policisë është treguar se këto vdekje ka ndodhur në Gjakovë, Prizren, Suharekë dhe Mitrovicë të Jugut.

Policia ka treguar se në Mitrovicë të Jugut është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin policor.

Edhe në Gjakovë, sipas policisë, një grua është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj.

Po ashtu, polici ka njoftuar se edhe në Prizren dyshohet se një burrë është gjetur pa shenja jete.

Kurse, në Suharekë një grua raportohet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor pas problemeve shëndetësore.

Polica ka bërë me dije se për të gjitha këto raste ka nisur hetime.

Të ngjashme