Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencën për medie gjatë të cilës ka shpalosur gjetjet e hulumtimit “Korrupsioni Copy&Paste në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, ku janë vlerësuar rreziqet nga investimet kapitale në rajon, raporton Ekonomia Online.
Diana Metushi Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, tha se investimet strategjike po rrezikohen nga korrupsioni dhe politikat në vend.
Sipas saj, analiza ngrit shqetësime se investimet kapitale në shtetet e rajonit, përveç që janë të cenueshme ndaj korrupsionit, ato përcillen me mbikëqyrje të dobët në zbatim që rrezikon për pasoja afatgjate në shoqëri dhe mjedis.
“Është evidente se mosrespektimi i detyrimeve të përgjithshme vlen edhe për kontratat e partneritetit publiko privat dhe koncesionet”.
“Përderisa rreth 40% e buxhetev të këtyre shteteve shpenzohet në investime kapitale, dhe në ndërkohë që Bashkimi Evropian, përmes instrumentit IPA janë nadrë 30 milionë për këto shtete, ju pjesa më e madhe është alokuar për investime kapitale, analiza tregon se investimet strategjike me interes kombëtar rrezikohen nga korrupsioni, përmes hartimeve të ligjeve specifike të cilat rrisin koston e investimeve, anashkalojnë ligjet tjera në fuqi”.
“Për më shumë procedurat e hartimit të këtyre ligjeve për investime strategjike përmes marrëveshjeve koncesionare kanë pothuajse zero mbikëqyrje/llogaridhënie dhe transparencë. Po ashtu, këto këto investime në përgjithësi të realizuara përmes partneriteteve publiko private dhe koncesioneve ndikojnë negativisht në tregun e lirë duke favorizuar kompani të veçanta, të cilat janë të afërta me pushtetet në fuqi”.
Ajo më tej ka shtuar se në bazë të analizës sektori i energjisë elektrike mbetet sfidë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.
“Analiza e KDI analiza tregon se investimet strategjike rrezikohen nga korrupsioni. Analiza nxjerr të dhëna shqetësuese në dikasterin e energjisë elektrike të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë”.
“Organizatat joqerevitare rekomandojnë që qeveritë e tyre të jenë llogaridhënëse. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet urgjentisht t’i trajtojnë rrjetet e ujërave të zeza të lumenjve”.
“Konform problemeve të shpërfaqura, organizatat joqeveritare të rajonit rekomandojnë qeveritë e tyre jenë llogaridhënëse dhe t’i bëjnë qytetarët e tyre pjesë integrale të vendim-marrjes lidhur me investimet kapitale. Në vazhdim, shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia duhet të angazhohen në identifikimin e të gjitha dispozitave ligjore të aplikueshme dhe duhet të angazhohen në krijimin e mekanizmave mbikëqyrës gjatë të të gjitha fazave të zhvillimit të projekteve që të sigurohen për përgjegjshmërinë institucionale dhe kontraktuale”.
“Po ashtu shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që urgjentisht të trajtojnë problemin e ndotjes së lumenjve nga rrjetet e ujërave të zeza dhe të plotësojnë mangësitë ligjore në vlerësimin dhe menaxhimin e këtij investimi publik”.
“Dhe përfundimisht, duke parë se rreziku më i madh ndaj korrupsionit bie mbi investimet strategjike, e të cilat bien në kategoritë e Marrëveshjes së Sofies dhe mjeteve të ndara përmes IPA III, rekomandojmë që Bashkimi Evropian të vendos rregulla ndaj shteteve përkatëse për përfshirjen e qytetarëve në këto projekte përmes “Pakteve të Integritetit” të cilat janë një instrumente që nxisin dhe garantojnë transparencën, përfshirjen dhe llogaridhënien e institucioneve publike në raport me implementimin e investimeve publike, me theks atyre të financuara nga BE”.