KDI-ja ndan çmimin për foton më të mirë kundër korrupsionit 2023

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 13:00 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), edhe këtë vit, për të nëntën herë me radhë, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizoi garën që tregon korrupsionin në Kosovë përmes fotografive më të mira, raporton Ekonomia Online.

Fitues i këtij edicioni ishte Arjan Hajdaraj, i cili përmes fotografisë paraqiti prerjen ilegale të drunjve nga një kompani në një fshat të Skenderajt, ku nga ato prerje drunjtë ishin lënë afër shtratit të lumit, ku më pas nga përmbytjet që ishin shkaktuar si shkak i kësaj, kishte pësuar dëme të mëdha materiale qytetari Hajriz Ymeri.

“Për disa minuta më ka shkuar poshtë mund i shumë viteve”, ishte shprehur Ymeri.

Ndërsa çmimin e dytë në këtë edicion e ka fituar Adem Lushaj, dhe të tretin Lum Jakupi.

Albesa Humolli, këshilltare në KDI, tha se këtë vit kjo garë dallon nga vitet e tjera për të treguar se si ndikon korrupsioni në shoqëri.

“Në fakt janë qytetarët ata që vuajnë pasojat e korrupsionit andaj qytetarët duke shkrepur një fotografi nga fabrika që derdh derivatet në ambientet publike e deri tek rastet komuna që shfrytëzon jashtëligjshëm ambiente tregojnë se si mund të paraqiten rastet. Deponinë e egër, kompaninë që ndot ajrin apo edhe ndërtimet e bëra pa leje. Lufta fillon nga ne duke qenë aktiv për parregullsi qe na rrethojnë”, deklaroi ajo.

Të interesuar për këtë aktivitet ishin fotografë, përfaqësues të organizatave të ndryshme si dhe qytetarë te thjeshtë te cilët nga afër përcollën ndarjet e çmimeve.

Qëllimi kryesor i këtij sipas organizuesve  vazhdon të jenë lidhja Mes korrupsionit edhe mjedisit, përfshirja aktive e qytetarëve dhe vetëdijesimi tyre  për ndryshimet që mund të  sjellin ndryshime brenda komunitetit.

Të ngjashme