Disa prej lagjeve më të mëdha të Prishtinës, kanë mbetur pa rryma.
Lagja “Tophane”, “Te Qafa”, dhe “Kodra e Trimave” po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Insajderi.
KEDS për këto ndalesa të rrymës, nuk ka paralajmëruar as në njoftimet që i lëshon zakonisht për mediat.
Në komunikatën nga kjo kompani, nuk ishte asnjë lagje e Prishtinës që do të përballej me reduktime të energjisë.
KEDS madje, ka bllokuar edhe numrin zyrtar që ka për komunikim me qytetarë.
Insajderi ka tentuar disa herë me radhë nga numra të ndryshëm që të kontaktojë me këtë kompani, por linja nuk ka qenë funksionale.
Reduktime të energjisë ka pasur edhe gjatë ditëve që lamë pas.
Ditë më parë, shumica e Prishtinës kishte mbetur pa rrymë për më shumë se pesë orë, pa asnjë paralajmërim nga KEDS-i.