Janë 12 fshatra rreth zonës së Orllanit të Podujevës që kanë përfituar rrejt të ri energjetik të Tensionit të Lartë dhe furnizim stabil me rrymë nga investimi i KEDS-it, me projektin e përfunduar “10 kV Orllani”. Ky projekt që rrjedh nga MasterPlanit i hartuar nga KEDS-i. Përfituesit më të mëdha direkt nga ky projekt janë fshatrat Orllan dhe Brainë, ku 512 familje i gëzohen këtij investimi.
Trafo-kulla e vjetër më nuk është aty dhe në vend të saj KEDS ka vendosur një re me një kapacitet prej 400 kV , që bashkë ma ato ekzistueset përmbushin nevojat për banorët vendas.
Projekti i përfunduar, edhe për bizneset e kësaj ane ka ofruar kushte shumë më të mira.
Menaxheri i restoranit “Liqeni” që gjendet në këtë zonë, Mustafë Troshi, për projektin e përfunduar nga KEDS-i thotë se ka ofruar kushte shumë të mira dhe stabilitet energjetik.
“Rrjeti elektrik në këto anë ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe ka pasur shumë ndërprerje.
Për ne është shumë i nevojshëm ky projekt, sepse me stabilizimin e rrymës rritet edhe siguria e shërbimit për klientët tanë ”, ka thënë Troshi.
Me ndërtimin e këtij largpërçuesi janë evituar prishjet e shpeshta dhe ndërprerjet e zgjatura të energjisë elektrike, pasi që rrjeti i mëparshëm ka qenë tepër i vjetruar dhe i shtrirë nëpër terren kodrinoro-malor, ku është vështirësuar evitimi i prishjeve. Tani rrjeti i ri shtrihet përgjatë rrugës kryesore, ku edhe punët e mirëmbajtjes do të jenë më të lehta.
Të kënaqur më këtë ndryshim të ri energjetik shprehen edhe banorët e amvisërisë.
“Në fshatin tonë e kena pas një shprehje: “Nji zog me hip në tel e nal rrymën” , çdo herë me probleme, tash është diçka krejt tjetër. Edhe moti kur po ndryshon nuk vërehet, se rryma tash është super. Falënderojmë KEDS-in që me këtë punë na e ka letu jetën”, ka thënë Mentor Haliti, banor i fshatit.
Pamjes të bukur natyrore të kësaj zone i kanë dhënë hijeshi edhe ndryshimet energjetike nga KEDS-i.
Janë edhe shumë e shumë projekte të tjera në implementim e shumë të tjera që presin të realizohen nga KEDS-i për të qenë sa më afër konsumatorëve.