Kejvina Kthella pozon me armë në dorë: A nuk të kanë treguar se jam brutale

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kejvina Kthella është njëra nga personazhet e estradës shqiptare që ka influencë tek fansat e saj.

Kjo vjen pasi postimet rreth jetës së saj luksoze dhe përditshmërisë inspirojnë ata, duke ndjekur shpeshherë hapat e njëjtë.

Sidoqoftë, bukuroshja bionde nuk lë anash as edhe imazhet provokuese, të cilat komentohen në masë të madhe.

Kësaj radhe ajo ka vendosur që të shfaqet në mënyrë më të ndryshme, ndërsa është parë e veshur me të zeza dhe një maskë në kokë.

“A nuk të kanë treguar se jam brutale”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë ku shihet me armë.

Në disa imazhe të tjera në po të njëjtin postim, ajo nuk ka lënë pa theksuar edhe gjoksin e saj të formësuar.

Ndërsa pozat e saj po marrin pëlqime të mëdha, Kejvina së shpejti pritet të shihet në klipin e këngës së Kidës “Edhe Sa”.

Të ngjashme