Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e shefit të PSD-së, Dardan Molliqaj të cilat i ka konsideruar si shpifje, shkruan Ekonomia Online.
KEK tutje ka shtuar se “më qëllim të informimit të drejtë të opinionit të gjerë publik, KEK kishte njoftuar me kohë se këto dy njesi (A3 dhe A5) që ishin në operim në atë kohë, kishin rënë nga sistemi si pasojë problemeve të shkaktuara në rrjet nga faktorë jashtë KEK-ut”
Postimi i plotë:
Korporata Energjetike e Kosovës me pergjegjësi të plotë deklaron se pretendimet e Z. Dardan Molliqaj nuk qëndrojnë dhe janë thjeshtë shpifje.
Më qëllim të informimit të drejtë të opinionit të gjerë publik, KEK kishte njoftuar me kohë se këto dy njesi (A3 dhe A5) që ishin në operim në atë kohë, kishin rënë nga sistemi si pasojë problemeve të shkaktuara në rrjet nga faktorë jashtë KEK-ut.
Lidhur me këtë, KEK kishte pranuar shkresën zyrtare nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT, me datë 06.12.2021 ku jemi njoftuar edhe zyrtarisht se ishte identifikur një problem teknik në pjesën e tyre ku pas nje shperthimi të izolimit të një izolatori e cila ka rezultuar me lidhje të shkurter në sistem të zbarrave ka ardhe deri te rënia e dy njesive prodhuese dhe se ekipet e tyre kishin riparuar prishjen dhe sistemi ishte ne gjendje gadishmerie për punë.
Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të eksperteve dhe punonjësve të KEK-ut të dy njesitë prodhuese ishin kthyer ne operim në kohë optimale.
Si përfundim, KEK ka marre me shqetësim këto dezinformata dhe shpifje të Z. Molliqaj.
Për këtë arsye KEK do ndermarre të gjitha veprimet ligjore tek organet e drejtesise ndaj Z. Molliqaj, me qellim te parandalimit të këtyre dukurive si dhe ruajtjen e imazhit te korporates dhe dinjitetit të punëtorëve te saj të cilët me perkushtim të jashtëzakonshëm po kryejnë detyrat e tyre në këto rrethana mjaft sfiduese.
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
Korporata Energjetike e Kosovës