Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas arrestimit të politikanit Aleksandar Arsenijeviq për shkak të fishkëllimës ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në veri të vendit.
Kelmendi, me anë tën jë postimi në ‘Facebook’ ka thënë se edhe kryeministri Kurti dikur si opozitar përdorte filikaqën në Kuvend për kundërshti.
“Si e kryeministrit Kurti që shkon për të përuruar hapjen e restaurantit të një brendi të njohur kosovar në veri të Mitrovicës, si e politikanit opozitar Arsenijeviq që proteston me filikaqe ndaj tij. Që të dy janë në të drejtën e tyre, të cilën ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës“, shkruan Kelmendi.
“Kurti shkon sot në lokalin e biznesit të sapohapur të një shqiptari në veri, diçka që kishte qenë e vështirë në kaluarën. Por veriu do të jetë siç e dëshiron edhe Kurti, vetëm kur politikani opozitar serb Arsenijeviq do ta ketë të drejtën të protestojë ndaj kryeministrit dhe të mos arrestohet nga Policia e Kosovës“.
“Nëse kërkojmë mosdiskriminim në biznes, duhet të kërkojmë mosdiskriminim edhe në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të protestës. Të dyja këto veprime janë demokratike. Të dyja e bëjnë Kosovën më të mirë. Të mos harrojmë që edhe vetë Kurti e kishte filluar me filikaqe dhe arriti të bëhej kryeministër“, përfundon postimi i tij.