Publicisti, Adriatik Kelmendi, ka shkruar në facebook, se nëse Albin Kurti shkon sot për nderim te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, kjo do të nënkuptonte një hap të vogël për Albinin, por një hap të madh për marrëveshjen LVV-LDK.
“Nëse Albini sot shkon për nderim te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, kjo do të nënkuptonte një hap të vogël për Albinin, por një hap të madh për marrëveshjen LVV-LDK”, ka shkruar Kelmendi.
Ndryshe, Kurti në përkujtimin që ia ka bërë sot, ish-presidentit Rugova, e ka quajtur humanist dhe intelektual.