Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë se sa i përket mos liberalizimit të vizave, do të duhet që gishtin ta drejtojmë nga vetja e jo nga vendet evropiane, sepse sipas tij “pengesa e vetme jemi ne”.
“Ata nuk janë krijuesit dhe themeluesit e korrupsionit në Kosovë, qytetarët nuk janë ata të cilët mundësuan këtë korrupsion dhe krim. Janë vet politikanët e qeverive të kaluara. Si të luftohet vetja dhe si të luftohet bashkautori!? Një gjë e tillë është e vështirë nga grupi krijues. Andaj, më lehtë është të gjykosh tjetrin se veten”, ka shkruar Klemendi në një postim në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
A është demarkacioni kushti i vetëm për liberalizimin e vizave!
Liberalizimi i vizave, detyrë me rëndësi për tu zgjedhur që sjellë shumë avancime në lëmin e ekonomisë, mundësia e lëvizjes së lirë, mundësia e vizitave të panaireve ndërkombëtare të teknologjive dhe industrive nga më të lehtat deri tek më të rëndat, mundësi praktike për studentët gjatë diplomimit dhe pas tij, mundësi avansimi profesional për të cilën ne kemi aq shumë nevojë, mundësi e njohjes me kulturat e avancuara në të gjitha lëmit, mundësi e implementimit më të shpejtë dhe më të suksesshëm të MSA-së, mundësi e kontaktit të drejtpërdrejt të agjentëve shitës dhe promovues të prodhimeve të tanishme dhe atyre që vijnë nga ky liberalizim. Pra kur shohim këta shembuj që arrita të përshkruajë dhe shumë të tjerë, kjo tregon rëndësinë e liberalizimit, mirëpo duhet ditur se kushtet e vëna që politikanët kanë obligim për të përmbushur janë edhe: luftimi i krimit dhe korrupsionit nga e kaluara dhe mos ndodhja e krimeve të reja dhe e korrupsionit shtesë e këtu hynë edhe demarkacioni me Malin e Zi.
Andaj, ne mundë tju themi vendeve evropiane se na keni izoluar dhe kjo është më e lehtë se të orientohet gishti nga vetja se ne jemi pengesa, por kjo nuk qëndron, ata nuk janë krijuesit dhe themeluesit e korrupsionit në Kosovë, qytetarët nuk janë ata të cilët mundësuan këtë korrupsion dhe krim. Janë vet politikanët e qeverive të kaluara. Si të luftohet vetja dhe si të luftohet bashkautori!? Një gjë e tillë është e vështirë nga grupi krijues. Andaj, më lehtë është të gjykosh tjetrin se veten. Nga ky realitet duhet pra të kuptohet se liberalizimi është i largët, nëse luftimi i korrupsionit nuk fillon dhe mbetet mision i pamundur. Jo pse nuk bëhet por se pjesa e madhe është vendimtare për të nisur e përfunduar aktivitetin dhe ne edhe vazhduam të zgjedhim në krye të institucioneve ata që nuk e luftuan, ata që e krijuan një tandem vështirë të luftueshëm, e sidomos jo nga brendësia e saj. Prandaj, fokusimi se vetëm demarkacioni është kushti i vetëm, sot është iluzion. Ishte realitet për qeverinë e kaluar sepse ishte qeveri me krim dhe korrupsion zero ndërsa besimi që kjo qeveri nuk do krijon korrupsion të ri u vërtetua dhe u akceptua nga BE-ja, porse tani ky kusht është kushti i parë meqë në këtë qeveri, shumica përbëhet nga qeveritë prej të cilave është krijuar ky korrupsion duke përfshirë edhe shumë individ të drejtpërdrejt. Prandaj, sa më shpejtë duhet kuptuar se liberalizimi i vizave bëhet tek pas përfundimit të misionit të luftimit të këtyre dukurive.
Demarkacioni ka qenë i rëndësishëm kur ishte në pyetje pranimi i Malit të Zi pa konteste kufitare dhe kjo është treguar se me Malin e Zi kemi marrëdhënie të mira ndërkufitare dhe nuk kemi pretendime të asnjëshme për territore. Kjo tani është bërë realitet, Mali i Zi në NATO dhe ne pa liberalizim.
Ramiz Kelmendi, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK.
https://www.facebook.com/rkelmendi/posts/755374507920769