Kandidati për deputet i PDK’s, Migjen Kelmendi, feston sot 60 vjetorin e lindjes.
Kelmendi në këtë ditë ka kujtue babën e tij, shkrimtarin e njoftun, Ramiz Kelmendin, dhe heroinen e idese se Bashkimit Kombetar, Marie Shllaku.
Postimi i Migjen Kelmendit:
Te dashtun miq,
Ne kete ecje teme, ne kete continuum temin, sot mberriva te nji numer i rrumbullakuem – 60!
Dhe, si zakonisht, keta numra dijne me te krijue parabolla, me te lidhe me njerez e me ngjarje.
Ma kujtoi miku jem Adri (Nurellari), se ditelindja jeme, 12 Shtator, lidhet me nji ngjarje dhe me nji emen shume te dashtun dhe shume te respektuem ne familjen teme – Marie Shllaku.
Me 12 Shtator 1945, heroina e idese se Bashkimit Kombetar, nji grue e madhe, Marie Shllaku, u plague rande ne Betejen e Siçeves
Kjo parabolle datash e numrash, qe ma kujtoi kete heroine, me ban me kujtue baben, Ramiz Kelmendi, i cili ashtu i ri, 16-vjeç, u pikepjek me kete grue te madhe, ne Prizren, dhe u gjykuen bashke me shume atdhetare tjere, per idete e tyne te lirise dhe te Bashkimit Kombetar.
Shkela ne “dekaden e gjashte” (me fole keshtu me fjalor dhe figura te partise ku jam pjese sot, e cila ka nis ‘Dekaden e Re”:)
Perjashta, keto ’dekada’ mujn me u duke shume, por permbrenda, ende e ndjej dhe e shoh ate djalin e ri qe mendojke se me kange e me bukur-shkrim u ndrojka kjo bote!
Kurre ma i ri, e kurre ma optimist per Kosoven!