PDK kërkon dorëheqjen e ministrit Reka, propozimi për daljen e Serbisë në det – i rrezikshëm

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi, ka thënë sot në konferencë për media se propozimi i ministrit të Qeverisës Kurti, Blerim Reka për hapjen e korridorit për daljen e Serbisë në Durrës, në detin Adriatik, është një ide e rrezikshme dhe e vdekur qysh në shekullin e kaluar.

Kelmendi tha se ky incident politik kërkon përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministrit Blerim Reka.

“Sikur zoti Reka të kishte reaguar në cilësinë e qytetarit, rihapja e kësaj teze kishte me qenë në domenin e përgjegjësive të tij. Por incidenti politik, tragjika e rihapjes së kësaj teze fantazmë është se zoti Reka sot flet si ministër i Qeverisë Kurti, politikan që ka marrë përgjegjësi publike para qytetarëve dhe është betuar në llogaridhënie. Andaj ky ministër duhet të japë dorëheqje dhe qeveria të marrë përgjegjësi”, tha Kelmendi.

Zyrtari i lartë i PDK-së, po ashtu foli për veprimet e Qeverisë Kurti në raport me dëmtimin e marrëdhënieve me SHBA-të, duke theksuar se qeveria e Kosovës në mungesë të vizionit dhe guximit për tu ballafaquar me sfidat që ka para vetes, po hapë tema që janë varrosur 1 shekull më parë.

PDK-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Blerim Reka

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një konferencë për medie, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka, për deklaratën dhe idenë e tij se Serbisë duhet t’i ofrohet dalja në det përmes Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi, ka thënë se Qeveria Kurti është e paaftë të marrë një qëndrim final rreth heqjes së taksës, dhe se propozimi i ministrit të tij vetëm se “hap varre idesh”.

“Me Blerimin njihemi prej dekadash, qysh prej studimeve se kemi studiu bashkë në drejtësi… Sikur zoti Reka të kishte reaguar në cilësinë e qytetarit, rihapja e kësaj teze kishte me qenë në domenin e përgjegjësive të tij. Por incidenti politik, tragjika e rihapjes së kësaj teze fantazmë është se zoti Reka sot flet si ministër i Qeverisë Kurti, politikan që ka marr përgjegjësi publike para qytetarëve dhe është betuar në llogaridhënie. Andaj ky ministër duhet të japë dorëheqje dhe qeveria të marrë përgjegjësi”, tha Kelmendi.

“Dalje në Durrës siç tha ai, ose siç e artikulonte Serbia në shekullin 19 është një tezë e cila hap tema që na kthejnë në fillimet e shekullit dhe na bëjnë me rikujtu historinë”.

Tutje, Kelmendi ka theksuar se Qeveria Kurti me propozimet për heqjen e taksës, vetëm se po hap varre idesh, por nuk po merr një qëndrim final.

“Qeveria Kurti me këtë propozimin për taksë, po hap një temë të vdekur tashmë, vorre idesh. Po i prezanton si propozime për të bërë zgjidhje në dialogun e tij, kjo e komplikon qëndrimin e Qeverisë Kurti dhe paaftësinë e tij për të marrë qëndrim final për taksën”, u shpreh anëtari i Kryesisë së PDK-së.

Të ngjashme