Kelmendi: Zejtarët do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 17:26 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, të kryesuar nga kryetari Sami Dida.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se qyteti i Prizrenit njihet si vendi që ka shumë zejtarë, andaj premtoi se ata do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në lehtësirat tatimore për zejtarët dhe prodhuesit vendor.

Në takim, po ashtu e theksua nevoja e fiskalizimit të bizneseve, e po ashtu edhe mundësia e organizimit të panaireve profesionale që kanë të bëjnë me zejtarinë.

Duke theksuar klimën për zhvillimin e biznesit, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Prizreni është vend që frekuentohet nga shumë vizitorë dhe është mundësi e mirë për tërheqjen e investitorëve potencial.

Në takim u diskutua edhe për Zonën Ekonomike të Prizrenit, për të cilën zëvendëskryeministri theksoi se ky proces është në përfundim e sipër.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Sami Dida, kërkoi nga zëvendëskryeministri Kelmendi që të ndihmoj në Themelimin e Inkubatorit të Biznesit, përmes të cilit do të bëhej promovimi i produkteve nga ana e zejtarëve, si dhe trajnimet profesionale për bizneset.

Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, po ashtu kërkuan ndihmën e Qeverisë për mikrozejtarët në krijimin e lehtësirave të ndryshme në operimin e këtyre bizneseve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme