Këngëtari i njohur dënohet me gjashtë vjet burgim për dhunim seksual

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari maroken, Saad Lamjarred, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje të re në Francë dhe është dënuar me gjashtë vite burgim. Ai mohoi të kishte përdhunuar gruan në një hotel në Paris në vitin 2016.

Lamjarred është i famshëm në botën e muzikës arabe dhe hiti i tij “LM3ALLEM” është parë dhe dëgjuar më shumë se një miliard herë në YouTube. Kur Lamjarred u arrestua në vitin 2016, mbreti i Marokut, i cili i ka dhënë Lamjarred nderimin më të lartë kombëtar të vendit, ndërhyri për të mbuluar tarifat ligjore të këngëtarit, shkruan BBC.

Shumë nga fansat e këngëtarit pretenduan në atë kohë se ai ishte viktimë e një “komploti” të Algjerisë fqinje, e cila ka acaruar marrëdhëniet me Marokun.

Kënga e parë që publikoi pas arrestimit, të cilën ia kushtoi mbretit, tregoi se sa popullor mbeti ai, duke fituar mbi 140 milionë shikime. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai kishte në plan të apelonte kundër vendimit.

Të ngjashme