Këngëtari i njohur ndërron jetë në moshën 28 vjeçare

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 15:44 | Nga

Vokalisti i grupit “We came as romans”, Kyle Pavone vdiq në moshën 28 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesja e grupit Amy Sciaretto, që konfirmoi se ai ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Humbja tragjike e Kyle erdhi shumë herët. Të gjithë jemi të shkatërruar nga vdekja tij. Ne kemi humbur buzëqeshjen tij, sinqeritetin e tij, shqetësimin e tij për të tjerët, dhe talentin e tij mbresëlënës muzikor.”, shkruan në njoftimin e grupit.

Kylie Pavone dhe “We Came As Romans” performuan në “Rock On The Range Music Festival”, në Ohajo, gjatë muajit maj.

Shkaku i vdekjes së rokerit nuk u bë i ditur menjëherë.

Grupi planifikonin të performonin në turne me grupin “Rock Bullet”, gjatë muajit të ardhshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme