Këngëtarja amerikane vdes në aksident automobilistik

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 00:44 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja amerikane, Kylie Rae Harris, ka vdekur në një aksident automobilistik të mërkurën në mbrëmje në New Mexico.

Lajmin e hidhur e konfirmoi për mediet amerikane, Alex Torrez, drejtori i kompanisë që menaxhonte këngëtaren.

30-vjeçarja ishte një yll në rritje dhe së fundmi kishte planifikuar një sërë koncertesh.

“Ne jemi të hidhëruar që të konfirmojmë se Kylie Rae Harris ndërroi jetë në një aksident automobilistik natën e kaluar”, shkruhet në deklaratën e Torrez.

“Ne nuk kemi detaje të tjera për të ndarë me publikun dhe kërkojmë intimitet për familjen e saj në këtë kohë të vështirë”, përfundoi menaxheri.

Të ngjashme