Këngëtarja shqiptare jep lajmin e bukur, këtë vit do të jetë pjesë e Grammy

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është një ndër emrat më të njohur të muzikës, e cila ka korrur sukses të madh dhe numëron dhjetëra hite.

Këtë vit, Bebe do të jetë pjesë e eventit të madh të ndarjes së çmimeve Grammy dhe lajmin e ka dhënë vetë në llogarinë e saj në Instagram.

E lumtur, këngëtarja ka njoftuar ndjekësit për pjesëmarrjen jo si e nominuar, por për të prezantuar dhe për të dhënë një çmim të rëndësishëm.

“E emocionuar që do e ndaj këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”- shkruan Bebe Rexha krahas fotos së saj në Instagram.

Të ngjashme