Ekonomia Online
FUNDIT

Keni pasur abortime të përsëritura? Faji mund të jetë tek partneri juaj

Keni pasur abortime të përsëritura? Faji mund të jetë tek partneri juaj

Sperma “me të meta” e baballarëve mund të jetë një ndër shkaqet themelore të abortimeve të përsëritura, sipas një studimi. Hulumtuesit nga Kolegji Imperial i Londrës (ICL) hetuan efektet e kualitetit të spermës në aborte të përsëritura, duke gjetur se nivelet e dëmtimit të ADN-së ishin dy herë më të mëdha tek meshkujt, transmeton lajmi.net. […]

Sperma “me të meta” e baballarëve mund të jetë një ndër shkaqet themelore të abortimeve të përsëritura, sipas një studimi.

Hulumtuesit nga Kolegji Imperial i Londrës (ICL) hetuan efektet e kualitetit të spermës në aborte të përsëritura, duke gjetur se nivelet e dëmtimit të ADN-së ishin dy herë më të mëdha tek meshkujt, transmeton lajmi.net.

Abortimi i përsëritur, definohet si tri ose më shumë shtatzëni të humbura përpara javës së 20-të.

Gjetjet më të fundit, të cilat duhet të përsëriten në gjykime më të thella, tani po përdoren për të zhvilluar ilaçe që reduktojnë shkaqet e dëmtimit të ADN-së dhe shanseve më të ulëta për abort.

Shumë shpejt, ato mund të përdoren në vlerësimet e fertilitetit, për të ndihmuar etërit të adresojnë faktorët e jetesës që rrisin rrezikun e dëmtimit dhe abortit.

“Tradicionalisht kemi menduar se dështimi i përsëritur është ‘faji’ i partnerit femëror”, tha autorja kryesore e studimit, Dr Channa Jayasena nga ICL, për The Independent.

Studimi, i publikuar në “Clinical Chemistry”, zbuloi se nivelet e specieve reaktive në oksigjen ishin katër herë më të larta në meshkujt e prekur nga abortimi i shumëfishtë. 

Të ngjashme