Kenia ngushëllohet me rastin e Kosovës

Prishtinë | 29 Tet 2017 | 10:11 | Nga

Qeveria e Kenisë ka thënë se presidenti Uhuru Kenyata do të ketë një mandat pavarësisht daljes në zgjedhjet e ripërsëritura kaotike presidenciale të 26 tetorit.

Duke folur për CNN, sekretari për komunikim, Manoah Esipisu ka thënë se të dhënat fillestare nga sondazhet tregojnë se Kenyatta nuk ishte aq larg nga numri i votave që fitoi në raundin e parë të zgjedhje të 8 gushtit të cilat u anuluan.

Por kur është fjala te dalja e vogël e numrit të popullsisë në zgjedhje, ai ka zënë në gojë Kosovën, shkruan Africanews.

“Në zgjedhjet e përsëritura dalja është zakonisht e vogël, e keni parë Rumaninë këtë vit ku dalja ka qenë 36 për qind, e keni parë Kosovën ku dalja ka qenë 41 për qind dhe po ashtu në Parlamentin Evropian, ku dalja gjithashtu ka qenë 41 për qind”, ka thënë Esipsiu.

“Zgjedhjeve të cilave u referohem nuk ka pasur dhunë dhe frikësim. Ata nuk kanë pasur bojkotim dhe ata nuk kanë pasur mot kapriçioz të cilin në vendin tonë e keni parë në dy ditët e fundit”, ka thënë ai më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme