Keqkuptohet vendimi i Qeverisë për mbylljen e disa bizneseve, reagon avokati Koci

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka thënë se Qeveria e Kosovës ta sqarojë në mënyrë eksplicite se cilat biznese kanë të drejtë të punojnë e cilat jo.

Nëpërmes një postimi në Facebook, Koci ka treguar se i është dashur të paraqitet në Sacionin e Policisë në Prishtinë për “të mbrojtur” një biznes, pasi Policia ka interpretuar gabimisht vendimin e Qeverisë për mbylljen e disa bisneseve, si kafiteritë, restoranet, qendrat tregtare… etj., si masë parandaluese kundër COVID-19.

Koci ka shpjeguar se ky vendim nuk aplikohet për çdo biznes.

Postimi i plotë:

Një klienti të zyrës tonë, sot i janë mbyllur zyret në Prishtinë dhe Prizren, me pretekstin se Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendimin për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus, Covid 19, i datës 13.03.2020 – ka urdhëruar mbylljen e bizneseve, deri në një vendim tjetër.

Pasi që në stacionin e policisë në Prishtinë e sqarova që po interpretohet gabimisht ky vendim, dhe se duhet të mbyllen kafiteritë, restoranet, qendrat tregtare… etj, dhe ky vendim nuk aplikohet për çdo biznes, kompania u lejua përsëri të vazhdojë punën.

Duhet ta falënderoj publikisht zv.komandantin e stacionit Qendra në Prishtinë (nuk e pyeta për emër), i cili ishte në nivel të detyrës, dhe më dëgjoi me vemendje gjatë intepretimit tim ligjor.

Tani, dy zyret e kësaj kompanie, në dy qytetet, po e vazhdojnë punën.

Sidqoftë, Qeveria duhet gjithsesi ta sqarojë në mënyrë eksplicite se kush ka të drejtë të punojë.

E ne, duhet t’i bindemi urdhërave dhe vendimeve të ligjshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Të ngjashme