Kërcënon ministrja izraelite, Regev: Eurovisioni do të mbahet në Jerusalem ose nuk do ta organizojmë

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 16:38 | Nga

Izraeli po këmbëngul që festivali evropian i muzikës të mbahet në Jerusalem.

Kështu së paku për mediat ka thënë ministrja izraelite e Kulturës dhe Sportit, Miri Regev, i cili ka kërcënuar se nuk do të mbahet në ndonjë qytet tjetër izraelit.

“Unë do t’ia rekomandojë qeverisë që Eurovision të mbahet në Jerusalem, në rast të kundërt nuk do të jemi mikpritës vitin e ardhshëm”, tha ai për stacioni radio Regev Kan, pas anulimit të një ndeshje miqësore mes Izraelit dhe Argjentinës, e cila është dashur të zhvillohet të shtunën.

Ajo shpjegoi se ky organizim i kushton 12 milionë euro dhe ka për qëllim të promovojë sa më mirë vendin tonë.

“Në rast se gara nuk do të mbahet në Jerusalem, do të ishte gabim të investojmë 12 milionë euro të fondeve publike. Kryeqyteti i Izraelit është Jerusalemi dhe kjo do të ishte e turpshme”, tha ministrja, duke iu përgjigjur njoftimeve të EBU-së (Evropian Union Broadcsting) që Eurovizioni do të mbahet në një vend të pakontestueshëm.

Theksojmë se Netta Barzilai triumfoi në garën e sivjetme të festivalit të mbajtur në shtetin portugez.

Ndryshe, tre përfaqësues shqiptarë morën pjesë në Eurovision – Eleni Foureira përfaqësoi Qipron, italianët u prezantuan me Ermal Metën si Eugen Bushpepa ishte për Shqipërinë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme