Familjarë të personave serbë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë kërkuar nga politikanët e Serbisë ndërprerjen e dialogut me Kosovën.
Ata kanë thënë se duhet ndërprerë dialogun me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin dhe për më tepër kanë kërkuar arrestimin e të dyve, shkruan Tanjug.
Familjarët e të zhdukurve serbë kanë thënë se pa arrestimin e Thaçit dhe Haradinajt nuk do të ketë drejtësi.