Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për dhunim

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i arsyeshëm, se i dyshuari E.H., më 13 prill 2020, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që duke shfryrëzuar pozitën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj.

Prokurori i rastit ndaj të dyshuarit ka kërkuar masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, pasi ekziston rreziku i arratisjes dhe i ndikimit të e dëmtuara e mitur, ndërsa seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet nesër, më 19 prill 2020, para gjyqtarit të procedurës penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme