Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident trafiku me qëllim të përftimit të sigurimit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident trafiku me qëllim të përftimit të sigurimit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit G.B., për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i sigurimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar me […]

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit G.B., për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i sigurimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar me datën 08 Dhjetor 2024, rreth orës 14:15, në Ferizaj, rr. “Rexhep Bislimi”, saktësisht tek rrethrrotullimi,  i pandehuri G.B.,  me qëllim të arkëtimit të parave dhe benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e dëmton pasurinë e siguruar dhe pastaj e lajmëron rrejshëm dëmtimin,  në atë mënyrë që qëllimisht shkakton aksident trafiku duke drejtuar veturën të llojit Golf VII dhe në kohë të caktuar rrit shpejtësinë e lëvizjes  dhe me anën e majtë të veturës  e godet veturën e të dëmtuarës I.T.,  cila ishte duke lëvizur në rrethrrotullim, ndërsa pësojnë lëndime edhe dy pasagjerët në veturën e të dyshuarit, me çka ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit” nga neni 326 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri që nga data 17 Dhjetor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

Të ngjashme