Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për veprën penale fajdeja

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka  arrestuar edhe një i pandehur E.D., (zyrtar policor)  i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Në komunikatë thuhet se Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri  në  ndriçimin e plotë të këtyre çështjeve  penale. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme