Kërkohet paraburgimi ndaj gjashtë personave për grabitje dhe posedim të narkotikëve

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgimin e gjashtë personave.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Laureta Ulaj, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Lidhur me ndalimin e 6 personave nga Prokurori i Shtetit, me 05.11.2022,  për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”, ka thënë Ulaj.

Të ngjashme