Kërkohet siguri për gratë pas dyshimeve për dhunimin e një 13-vjeçareje

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 13:00 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar të enjten në Prishtinë duke kërkuar “siguri për gratë dhe vajzat”, raporton Ekonomia Online.

Protesta është shoqëruar me thirrjet që siguria e vajzave dhe grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Kjo protestë është thirrur pas rastit të një 13-vjeçareje nga Peja që të dielën është raportuar e zhdukur në stacionin policor në Malishevë, e që dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Të dyshuarit janë në paraburgim.

Fjolla Muqaj, Aktiviste e Grupit Feminist, tha se kjo protestë është organizuar lidhur me rastin e dhunimit të 13 vjeçares nga Peja. Këtë protestë, ajo e quajti akt denoncimi e rezistence ndaj patriarkatit që sipas tyre po iu vjedh lirinë.

Këtë protestë e quajtën si britma e fundit kolektive dhe kërkuan nga vajzat dhe gratë që ta luftojnë dhunën.

“Bashkëprotestues jemi bashkuar për t’i zaptu sheshet e parqet dhe për të treguar se në këtë shtet nuk ka paqe dhe as siguri. Nuk ka paqe, liri dhe siguri se ato janë privilegj i një pakice. Çdo ditë një grua ngacmohet, dhunohet e dikur vrahet. E nisim ditën dhe e mbyllim me duke u frikësuar për veten, shoqet dhe e gratë që i njohim ose jo”, tha Muqaj.

“Çika e gra jemi bashkë krahë për krahë”, ishte një nga thirrjet e tyre gjatë protestës.

Erza Dubova, tjetër aktiviste para objektit të Qeverisë, kërkoi llogari nga Qeveria për dhunën që po shtrihet ndaj grave në shoqërinë tonë.

“Vijmë këtu për të kërkuar llogari nga ky pushtet, që ta trajtojë sigurinë e vajzave dhe grave me si urgjencë kombëtare dhe jo t’i paraqesë ato si raste të minimizuara”, tha Dubova.

Të ngjashme