Këshilli i shkollës “Faik Konica” i fton prindërit t’i marrin fëmijët për shkak të stuhisë në Prishtinë

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë me anë të meszheve i ka ftuar prindërit që t’i marrin fëmijët e tyre nga shkolla.

Kjo për shkak të motit të lig dhe stuhisë që ka mbizotëruar orëve të fundit në kryeqytet.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë.

Nga DKA thanë se nuk kanë dërguar ndonjë njoftim të përgjithshëm, veçse atë mund ta kenë bërë shkollat veç e veç.

Gjatë ditës së djeshme Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme mund të ketë erëra në formë të stuhisë.

Të ngjashme