Këshilla e ekspertëve: Mënjanoni ”passwordet” e thjeshta

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Password-et e tipit 123456 janë disa nga fjalëkalimet më të njohura dhe të cilat duhet të përditësohen sa më shpejt të jetë e mundur nëse po i përdorim ato si kodet tona, shkruan vanityfair.it.

Facebook, Gmail, Spotify, Amazon dhe shumica e faqeve dhe shërbimeve të disponueshme në internet kërkojnë krijimin e një password-i personal në të cilin mund të përdorim adresën tonë të postës elektronike.

Sidoqoftë, meqenëse ka kaq shumë zgjidhje të disponueshme në internet, shumë shpesh ne zgjedhim çelësat e hyrjes që mbahen mend shumë lehtë ose shtypen me ngut në tastierën e kompjuterit: por a jemi të sigurt që ato janë vërtet kaq sekrete?

Lidhur me këtë temë, faqja në internet e NordPass, një softuer i mirënjohur për menaxhimin e fjalëkalimeve publikoi listën e 200 fjalëkalimeve më të njohura të vitit 2020 si dhe më të këqijtë ndonjëherë.

Duke hedhur një vështrim në renditje, në podiumin e fjalëkalimeve më të njohura gjejmë 123456 të cilat do të përdoren nga mbi 2,5 milion përdorues, por të hakuar nga hakerat mbi 23 milionë herë, e ndjekur nga 123456789 të zgjedhur nga rreth 960 mijë persona.

Padyshim, nuk ka mungesë të fjalëve sekrete që zakonisht kompozohen duke shtypur 123123, qwerty, asdfghjklw të rreshtit të dytë të tastierës apo abc123 të cilat, në përgjithësi, përdoren nga mbi gjysmë milion njerëz.

Nëse midis fjalëkalimeve që po përdorni ka një të përmendur në renditje, atëherë do të ishte e përshtatshme ta ndryshoni atë sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur shqetësimet e pakëndshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme