Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktar i së cilës është bacili i tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm.
Këshilla për parandalimin e tuberkulozit:
- Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
- Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
- Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.