Këshilli Drejtues i SBASHK-ut përgatitet për veprime sindikale

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 15:55 | Nga

Pasi që përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar me vendimet e dala nga  mbledhja e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së lidhur me angazhimet konkrete  në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë  , ata kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm konsultativ  me kryetarët e nivelit  sindikal komunal  dhe Universiteteve.

Anëtarët e Këshillit Drejtues i kanë përcjellë kryetarit dhe kryesisë së SBASHK-ut   reagimet e mësimdhënësve lidhur me deklaratat ofenduese të Kryeministrit Haradinaj në adresë të punëtorëve të arsimit duke përshëndetur reagimin domethënës të SBASHK-ut lidhur me këtë çështje.

Në këtë takim  aty e këtu kishte edhe diskutime me tone të ngritura lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për ngritje pagash vetëm 4 %  duke përsëritur se këtë ngritje e konsiderojnë fyese.  Ata  kanë dalë  me kërkesën që le të jetë ngritja 4 %, por e bazuar  në vlerën 4 %   të pagës së Kryeministrit.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut unanimisht ka vendosur që të niset me përgatitjet për veprime sindikale dhe janë pajtuar që përmes formularëve të nënshkrimeve  të merret   autorizimi i anëtarësisë për veprime të nevojshme , qoftë si SBASHK apo në koordinim me BSPK-në  duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme  në përpjekje për  realizimin për ngritje pagash 4 %   të pagës së Kryeministrit,   Fillimin e implementimit ët Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe kërkesave tjera të anëtarësisë së SBASHK-ut.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme