Këshilli i sindikatave të artit shpall grevë të përgjithshme, kërkohet rritja e pagës bazë

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 11:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqatat sindikale të Teatrit Kombëtar, Filarmonisë, Operës dhe Ansamblit “Shota” kanë mbajtur konferencë për medie për të njoftuar se do të mbajnë grevë deri në plotësimin e kërkesës për rritjen e pagës bazë.

Përfaqësuesi Sindikal i Teatrit Kombëtar, Shkelzen Veseli, tha se që nga ky moment që po mbahet konferenca fillon greva e të gjithëve punonjësve të këshillit dhe shoqatës sindikale dhe pezullohen të gjitha aktivitetet në teatër, derisa të përmbushen kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me korrigjimin e rregullores dhe rritjes së pagës bazë, raporton Ekonomia Online.

“Këshilli grevist i artit shpall grevë të përgjithshme duke pezulluar të gjitha aktivitetet në kalendarin përkatës deri në realizimin e kërkesave tona nga institucionet përkatëse dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, tha Veseli.

“Jemi të bindur se kërkesa është ligjore, legjitime dhe e realizueshme”, shtoi Veseli.

Përfaqësuesi Besnik Grajqevci tha se kjo konferencë po mbahet për të njoftuar opinionin se cilat janë hapat sindikalë, të cilat do të merren karshi kërkesave tona, raporton EO.

“Bëjmë thirrje institucioneve tona dhe ministrit që sa më shpejt të gëzojmë marrëveshjen që e kemi bërë tash e një vit”, tha ai.

Të ngjashme