“Këshillimi në karrierë hap kyç për arsim e punësim në Kosovë”

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 10:59 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Projekti LuxDev “Mbështetja për Reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, mbajti konferencë lidhur me Modelin dhe Sistemin e Informacionit Shtetëror për Këshillim në Karrierë.

Anne Dostert, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, tha se është e rëndësishme që sektori i këshillimit për punësim të bëhet më i suksesshëm, raporton Ekonomia Online.

“Është më rëndësi të mblidhen të gjithë akterët e rëndësishëm për ta bërë të suksesshëm këtë sektor të këshillimit për punësim më shumë. Keshillimi në karrierë është hap kyç për sistemin e arsimit në Kosovë. Kjo do ta bëjë një ndryshim për nxënësit dhe për gjetjen e vendeve te punës. Ky sistem do ta bëjë një ndryshim”, tha Dostert.

Në anën tjetër Paolo Cervino, përfaqësues rezident i “LuXwmbourg Development”, tha është e rëndësishme që të ruhen marëdhëniet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

“Bashkëpunimin që kemi me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, kjo cilësi e marrëdhënieve duhet të ruhet edhe më tutje. Është kënaqësi të shoh zv.ministrat e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe ata të Punës dhe Mirëqenies Sociale,  në të njejtën tavolinë për arsimin profesional, që është esenciale për arsimin në Kosovë”

“Do të nxisim këtë bashkëpunim më shumë që të ketë më tepër punësim në Kosovë. Projekti i ri do të filloj, në fillim të vitit të ardhshëm. Do të vazhdojmë të organizojmë punëtori të tjera, për projekte të radhës”, u shpreh Cervino.

Të ngjashme