Këshilltari i Bislimit i reagon Stanos: Qëkur ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë shqetësuese dhe kontribuojnë në eskalim

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, në të cilën ka thënë se veprimet e Kosovës për BQK-në dhe komunat paralele janë të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Kadiu tha se prekur ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë shqetësuese dhe kontribuojnë në eskalim.

“A kanë qenë të koordinuara Mig-at rus të cilët fluturuan në shtator 2021 rreth kufirit të Kosovës nga ana e Serbisë? Po rritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë në nivelin maksimal, dhe stacionimi i trupave pranë kufirit disa herë në tre vitet e fundit?”.

“Po mungesa e bashkëpunimit për zgjidhje për targat dhe energjinë në dy vitet e fundit? Po barrikadat në fund korrik 2022? Po djegia e veturave të qytetarëve në veri? Po dorëheqja nga institucionet e Kosovës? Po barrikadat pasuese e sulmi ndaj zyrës së KQZ-së në Mitrovicë? Po bojkotimi i zgjedhjeve?”

“Po sulmi ndaj institucioneve, KFOR-it dhe gazetarëve në maj 2023? Po rrëmbimi i 3 zyrtarëve tanë policor? Po akti i agresionit i Banjskës? Po refuzimi i marrëveshjeve, më specifikisht planit franko-gjerman dhe mosnënshkrimit të tyre? A kanë qenë të gjitha këto hapa që kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe kanë kontribuar pozitivisht në normalizimin e marrëdhënieve?”, ka shkruar Kadiu

“Qëkur ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë shqetësuese dhe kontribuojnë në eskalim, ndërsa hapat e mësipërm të Serbisë, nuk përbëjnë element reagimi në formë të ashpër dhe me vendosmëri, e të sanksionohen ato?”

Të ngjashme