Këshilltari i Pacollit: Kurti të distancohet nga kërcënimet e anëtarëve të Vetëvendosjes

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ai po sulmohet vazhdimisht në forma të ndryshme nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të gjitha kërcënimet do të raportohen në polici. Ftoj liderin e tyre, Albin Kurti të distancohet nga sulmet e tilla”, ka thënë Murseli.

Përmes Facebook ai ka thënë fotografia e publikuar ditë më parë në të cilën pretendohet se Pacolli ka qëndruar në një jaht me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është e rreme.

https://www.facebook.com/murseli16/posts/305068400610435

Të ngjashme