Këshilltari i presidentit e zbulon letrën që Komisioni i Venecias ia ktheu Kurtit (Dokument)

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka publikuar letrën që Komisioni i Venecias ia ka kthyer kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Behramaj ka shkruar se Kurti ka kërkuar interpretimin e Komisionit të Venecias ditën kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur për Masën e Përkohshme, pra më 1 maj 2020 e jo sic kanë thënë nga Zyra e Kryeministrit para vendimit për vendosjen e Masës së Përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka vlerësuar se kjo Qeveri është tërësisht e degraduar përderisa një autoritet i huaj i tregon që me kërkesa të pakuptimta po ia dobëson autoritetin Gjykatës Kushtetuese. “Vlerësoni vetë sa paska fshehur Zyra e Kryeministrit në komunikatën e tyre.”, ka shkrua ai.

Postimi i plotë:

Komisioni i Venecias në letrën që e fshehu Zyra e Kryeministrit, me konsensus të plotë paska vlerësuar që kjo është çështje e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe jo aplikim i standardeve ndërkombëtare. Madje, paskan thënë që intervenimi i komisionit do ta dobësonte autoritetin e gjykatës, prandaj komisioni nuk është në pozitë që të merret me kërkesën!

Po ashtu, Komisioni i Venecias i paska ofruar gatishmëri autoriteteve të Kosovës për të bashkëpunuar në çfarëdo çështje tjetër brenda kompetencave të tyre.

Kurti e paska dërguar kërkesën në Komisionin e Venecias në të njëjtin ditë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për Masën e Përkohshme, pra më 1 maj 2020. Në po këtë ditë, deri në orën 12:00, palët e kanë pasur periudhën kohore për t’i paraqitur komentet. Në komunikatën e sotme thanë që e kanë dërguar para vendimit për vendosjen e Masës së Përkohshme nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo Qeveri është tërësisht e degraduar përderisa një autoritet i huaj i tregon që me kërkesa të pakuptimta po ia dobëson autoritetin Gjykatës Kushtetuese. Vlerësoni vetë sa paska fshehur Zyra e Kryeministrit në komunikatën e tyre!

Fotografia e Adil Behramaj

Të ngjashme