Këshilltari i zv/kryeministres: Integrimi i serbëve, vetëm me përdorimin e forcës ndaj strukturave ilegale

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Fatlum Sadiku, këshilltar i zëvendëskryeministres së Kosovës, Emilja Rexhepi, tha se integrimi i serbëve nuk mund të bëhet pa i goditur me forcë strukturat kriminale në atë pjesë.

Sadiku tha në Frontal të T7 se “nuk ka zgjidhje tjetër” për integrimin e serbëve.

“Integrimi mundet me ardhë vetëm me përdorimin e forcës. Me goditjen e strukturave kriminale. Kaq. Nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai.

Ai përmendi disa nga vrasjet në Mitrovicën e Veriut dhe për situatën në atë pjesë tha se ka folur edhe me zëvendëskryeministren Rexhepi dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme