Komisioni komunal i aksionarëve të Komunës së Prishtinës për Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban” në bazë të nenit 5 të paragrafit 5.2 të nenit 16 të ligjit 03/L-087 ka bërë sot zgjedhjen e katër anëtarëve të bordit të drejtorëve.
Komisioni komunal i aksionarëve për ndërmarrjen publike lokale “Trafiku Urban ka shpallur këtë njoftim:
Komisioni komunal i aksionarëve të Komunës së Prishtinës, për Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban” SH.A., me datë 28.06.2017, në bazë të konkursit për zgjedhjen e katër (4) anëtarëve të bordit të drejtorëve, të publikuar në mjetet e informimit, ka verifikuar se gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) nga tridhjetë e tre (33) kandidatë i kanë plotësuar kushtet për t’i ftuar në intervistë lidhur me pozitën – Anëtarë i bordit të drejtorëve.
Kandidatët që nuk i kanë plotësuar kushtet për intervistë sipas konkursit të shpallur janë: Misret Beqiri, Arbër Gashi, Hajredin Tytyri, Arsim Gollaku, Enver Gërguri, Ismet Arifi, Defrim Byqmeti, Shkelzen Osmani, Arian Govori, Avdi Mjeku, Naim Llalloshi, Abdyl Beqiri, Donart Zeqiri, Sami Shatri, Zejna Pacolli, Arsim Rashiti dhe Besart Pacolli.
Kandidatët që kanë plotësuar kushtet për tu përfshirë në listën e ngushtë dhe janë ftuar në intervistë janë: Muhamet Gjoka dhe Rrahim Sopjani.