Këtë javë katër vite nga kënga “Your Song”, Rita Ora: Faleminderit të gjithëve që e kanë dëgjuar dhe që kanë krijuar kujtime me mua

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ajo është njëra prej këngëtareve shqiptare që ka korrë suksese të mëdha në tregun muzikor internacional.

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila edhe pas kaq vitesh në skenë vazhdon të jetë shumë e dëgjuar dhe e pëlqyer nga publiku.

Biondja, e cila prej muajsh po shijon një jetë të re në Australi, është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

E njëjta së fundmi ka ndarë një video në Instagram, ku tregon se këtë javë është përvjetori i një prej hiteve të saj të quajtur “Your Song”.

“Your Song” u lansua saktësisht katër vite më parë në 2017 dhe është pjesë e albumit të Orës “Phoenix”.

“Këtë javë është përvjetori i Your Song. Faleminderit të gjithëve që e kanë dëgjuar dhe kanë krijuar kujtime me mua, duke përfshirë edhe Edd Sheran. Shumë momente me ju duke interpretuar këtë që nuk do t’i harrojë. Në cilën shfaqje ke qenë?”, kanë qenë fjalët e yllit shqiptar.

Deri më tani, ky projekt ka kaluar shifrën e 66 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Rita ndërkaq po qëndron në Australi akoma teksa ditëve të fundit thuhet se është zhvendosur në apartamentin e të dashurit të saj të ri, regjisorit Taika Waititi. 

Të ngjashme