Këtë vit 6 raste të reja me HIV/AIDS, 2 prej tyre kanë vdekur

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga viti 1986 deri më sot në Kosovë janë raportuar 128 raste me HIV-AIDS, 51 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Ndërsa vetëm gjatë vitin 2019 janë shënuar 6 raste, ku dy prej tyre kanë gjetur vdekjen nga ky virus, raporton EkonomiaOnline.

Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë konferencës me moton“Komunitetet bëjnë ndryshimin”,  me ç’rast edhe u shënua Dita Botërore e HIV/AIDS-it.

Në këtë ngjarje fillimisht u mbajt një minutë heshtje për viktimat nga tërmeti në Shqipëri.

 Drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani,  tha se pavarësisht se Kosova klasifikohet si vendi me shkallë më të ulët të kësaj sëmundjeje ekziston mundësia që ky virus të përhapet dhe të nxit epidemi të shpejtë.

“Bota është e përkushtuar për t’i dhenë fund epidemisë deri vitin 2030. Bartja e virusit nga nëna tek fëmija. Kosova klasifikohet si vendi me shkallë më të ulët. Kosova përballet me sfida socio-ekonomike, politike, papunësie, lëvizshme që mund të nxisin epidemi të shpejtë. Rasti i parë  në Kosovë është shënuar në 1986 deri sot në IKShP janë 128, 51 të vdekur. Sivjet kemi 6  me HIV, dy prej tyre ka vdekur”, tha ai.

Ai tha se do vazhdojnë rrugëtimin drejt parandalimit të sëmundjeve ngjitëse dhe jo-ngjitëse.

Hatixhe Gashi nga Klinika Infektive në mënyrë kronologjike dha shifra të prevalencës nga kjo sëmundje.

“Numri i të prekurve nga AIDS deri këtë vit është 120. Aktualisht 36 paciente janë diagnostikuar me HIV pozitiv. 32 meshkuj, 4 femra. Me terapi 33 pacientë, pa terapi 3 raste, një ka përfunduar me vdekje. 2016 – 28 raste. 2017-25. Femra 4. 2018-36 raste, femra 5, meshkuj 31. Një rast fëmijë. 2019, 36 raste, femra 4, 32 meshkuj. 3 raste të reja, 1 ka përfunduar me vdekje”, tha ajo.

Edona Dobrosha-Deva, menaxhere e Fondit Gobal, tha se për 10 vjet kanë investuar 15 milionë dollarë për programin nacional kundër kësaj sëmundjeje.

“15 milionë dollarë investime në Kosovë. I ka ndarë programi nacional për HiV/AIDS. Synojmë krijimin e një evidence të bëjë planifikimin për HIV/AIDS. Në këtë vit ja kushtojmë kampanjën globale komuniteteve dhe angazhimit te tyre. Në kuadër te fondit global bëjmë këtë punë. Kemi arritur qe në Kosovë te prezantojmë shërbime me njësi mobile, shërbimet parandaluese të testimit”, tha ai.

HIV është emri i virusit që shkakton dëmtimin e aftësisë mbrojtëse të organizmit dhe që me kohë shkakton shkatërrimin e sistemit mbrojtës të njeriut, përkatësisht sistemit imunitar duke shkaktuar shfaqjen e një gjendjeje të rëndë të dëmtimit të shëndetit qe quhet AIDS.

Të ngjashme