1 milion e 36 mijë euro për katër rrugë që do të ndërtohen në Podujevë

Prishtinë | 29 Pri 2024 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë.

Vlera e projekteve është mbi 1 milion e 36 mijë euro.

Lajmin e ka dhënë zv.ministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, nëpërmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë: 

Po e fillojmë javën me nënshkrimin e memorandumit në Komunën e Podujevës, të cilën komunë po e financojmë me plot 1,036,650.00 €.

Këto mjete do të dedikohen për këto projekte infrastrukturore:

Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca”, Podujevë, në vlerë prej 537,000€;

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeqël – Dumosh, Podujevë, në vlerë prej 159,000€;

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash – Dobratin, Podujevë, në vlerë prej 155,500€; si dhe

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga Gurëthyesi deri në rrugën “Sahit Llalloshi, Podujevë, në vlerë prej 185,150€.

Të ngjashme