Këto janë propozimet e reja në Projektligjin për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe në Projektligjin për Zyrtarët Publik do të shqyrtohen sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, me procedura të përshpejtuara. Kështu kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare, ndonëse këtë formë e kundërshtuan deputetët opozitarë, shkruan Demokracia.com.

Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dërguar Kuvendit të Kosovës propozimet për Amendamentet në Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe në Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Demokracia.com ka siguruar amendamentet e Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe në Projektligjit për Zyrtarët Publik. Këto amendamente i janë dërguar Kuvendit pa kaluar në mbledhje të Qeverisë së Kosovës.

Të enjten e javës së kaluar, Kuvendi thirri seancë të jashtëzakonshme me vetëm dy pika të rendit të ditës, Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat me shmangie nga afatet procedurale.

Demokracia.com e kishte publikuar vendimin e Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të partisë në pushtet, LVV-së.

Ndryshe, në seancën e 9 dhjetorit kur janë miratuar në parim këto projektligje është vendosur që trajtimi i tyre të bëhet në procedurë të rregullt.

Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit për pagat, megjithatë partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve.

Sjellja e këtyre dy projektligjeve në Kuvend nuk do t`ia mundësonte deputetëve që të shtojnë amendamente të reja për këto dy projektligje të propozuara nga Qeveria.

Demokracia.com më poshtë ju sjell propozimet e reja për Amendamentet në Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Të ngjashme