Këto janë shkollat që e ‘tradhtuan’ SBASHK-un

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Një numër i shkollave në komunat e Kosovës kanë vendosur të ndërpresin grevën, duke mos respektuar thirrjen e SBASHK-ut për vazhdimin e saj.

Aktualisht mësimi është duke u zhvilluar në 14 komuna të Kosovës, ku në disa shkolla mësimi po zhvillohet pjesërisht e në disa të tjera është duke u zhvilluar procesi i plotë mësimor.

Sipas MASHTI-t, në kryeqytet mësimi është duke u zhvilluar në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, po ashtu në Qendrën Burimore “Përparimi”. Ndërkaq, në shkollat “Faik Konica”, “Xhavit Ahmeti”, “Ismail Qemali”, “Andon Z. Çajupi”, dhe “Dituria”, mësimi është duke u zhvilluar pjesërisht.

“Në Gjakovë mësimi është duke u zhvilluar në këto shkolla: Në SHFMU ‘Mustafa Bakija’, SHMLE ‘Kadri Kusari’, SHFMU ‘Mazllum Këpuska’, SHFMU ‘Fan Noli’-Dujakë dhe në Qendrën e arsimit Profesional. Ndërkaq, në shkollat ‘Emin Duraku’, ‘Fehmi Agani’, ‘Kelmend Rizvanolli’, ‘Yll Morina’,’Zekeria Rexha’,’Shtjefën Kurti’ në Novosellë e Epërme dhe në shkollën e muzikës ‘Prenk Jakova’, mësimi është duke u zhvilluar pjesërisht. Në Podujevë përveç dy shkollave, në të gjitha shkollat tjera është duke u zhvilluar procesi edukativo-arsimor por jo me kapacitete të plota. Po ashtu, institucioni parashkollor ‘Armela’,është duke e zhvilluar normalisht procesin edukativ”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Të ngjashme