Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria Kurti në mbledhjen e 191-të

Prishtinë | 05 Mar 2024 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 191-të, në të cilën ka marrë një numër vendimesh:

–          Miratuar Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. Ky Program ka për qëllim përcaktimin e masave dhe të prioriteteve të institucioneve  shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe të reformave tjera për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.


–          Miratuar Rregulloren për Organizimin dhe Fushëveprimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës. Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit ka pas në fokus zhvillimin e programeve të kujdesit dhe mirëqenies së njerëzve në nevojë sociale, në veçanti të mbrojtjes, kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i organizimit dhe fushëveprimit të Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës.

–          Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të evidentuara në emër të Republikës së Kosovës, Vendimin e Qeverisë Nr. 06/134 të datës 1 mars 2017, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për të kontribuar më tej në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, ka paraparë që pronat e ish Aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.

–          Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 50,000 Euro për financimin e projektit “Trajtimi i Ujërave të Zeza në Ferizaj”, nga fondet e huamarrjes.


–          Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 04/L-069 dhe e shpallur me Dekretin Nr. DL-055-2012 të datës 13 dhjetor 2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Ky vendim është miratuar nga Qeveria e Kosovës në cilësinë e anëtarit të BERZh-it dhe në pajtim me iniciativën e Bordit të BERZh-it.


–          Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet të përmirësohet bashkëpunimi gjyqësor i të dy palëve në hetimin dhe përndjekjen e krimit, ekstradimin e personave me qëllim të përndjekjes ose vuajtjes së dënimit, si dhe transferin e personave të dënuar, zbatimin e dënimeve me burg dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi.


–          Miratuar Strategjinë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve 2024-2028 dhe Planit të Veprimit. Koordinator Nacional për Planin e Veprimit për AVLE, caktohet Ministri i Punëve të Brendshme, i cili këtë përgjegjësi mund ta delegojë te njëri nga zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me aprovimin e kësaj Strategjie dhe Planit te Veprimit do të avancohet mekanizmi i nevojshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare, për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve, si dhe do të sigurohet një mjedis i sigurt në të cilin AVLE-të dhe eksplozivët janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për sigurinë e vendit.


–          Miratuar Raportin vjetor 2023 për Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Tregti sipas Neneve 34 – 36 Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE) (2021 – 2025). (TFBE). Programi për Eliminimin e Barrierave në Tregti është miratuar me 22 qershor 2021 nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr. 22/16.

–          Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/121 të datës 25 janar 2023 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas këtij plotësim ndryshimi Dr. Albana Sahiti-Morina, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendësohet me Niman Bardhi.

–          Ndarë mjete buxhetore për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Drejtësisë në vlerë totale prej 900,000 Euro – 300,000 Euro për secilën organizatë buxhetore – për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

–          Ndryshuar dhe plotësuar vendimin Nr. 09/24 të datës 11 gusht 2021 për vazhdimin e mandatit të anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor prej dy vjetëve në këtë përbërje:


o   Fadil Bunjaku, përfaqësues nga Ministra e Drejtësisë;

o   Bora Duli, përfaqësuese nga Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve;

o   Jahë Gecaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë;

o   Hydajet Hyseni – Kaloshi, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës;

o   Berat Luzha, përfaqësues nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës;

o   Mazllum Baraliu, përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës.

–          Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 18/47 të datës 10 dhjetor 2021 për vazhdimin e mandatit të Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor prej dy vjetëve në këtë përbërje:


o   Shefik Sadiku, udhëheqës i Sekretarisë;

o   Naime Sherifi, zyrtare;

o   Faik Ajeti, zyrtar.

–          Shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren dhe ka emëruar Bordin e Përkohshëm të kësaj ndërmarrje në këtë përbërje:


o   Z. Ismet Vrapçani, kryesues;

o   Znj. Dhurata Gutaj, anëtare;

o   Z. Taulant Tanushaj, anëtar;

o   Znj. Sibel Halko Shatri, anëtare.

Të ngjashme