Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni para gjumit

Prishtinë | 20 Maj 2023 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Shumë ushqime të shëndetshme mund të parandalohen që të konsumohen në një fazë të ditës, ajo është koha kur jeni gati për gjumë. Një gjumë i mirë jo vetëm se është i rëndësishëm për shëndetin, por ndikon shumë edhe në humorin e ditës së nesërme.

Mënyra se si fleni varet shumë nga ajo që keni vendosur të hani për darkë.

Ndërsa, nëse keni vendosur që të punoni në detyra të shtëpisë, apo të punoni gjatë mesnatës, studimet e fundit me baza mjekësore u kanë ofruar listën e ushqimeve të cilat lejohen dhe nuk lejohen të hani para se të flini.

Ato të cilat nuk lejohen:

Ushqimet e shpejta: Përveçse njihen si një ndë armiqtë më të madhenj të shëndetit, ato shkaktojnë probleme edhe në gjumë. Ndër ushqimet e shpejta, përshuta është një ndër përbërësit që përdoret më së shumti në këtë ushqim, e pasi që përmban një sasi të madhe karbohidratesh, ndalohet të hahet pasi që stimulon rrahjet e zemrës dhe prodhimin e acideve në stomak.

Vera: Përveç se mund të shkaktojë gëërhatje të madhe gjatë gjumit, alkooli është një shkaktar i madh i cili nxit urinimin, që do të thotë se iu duhet të zgjoheni gjatë natës më shumë se një herë.

Çokollatë e zezë: Përmban afeinë dhe teobrominë, të cilat stimulojnë sistemin nervor, rrisin të rrahurat e zemrës dhe mund të iu çojë në pagjumësi.

Pula: Sasia e madhe e proteinave në pulë ul tretjen me 50%. Kështu që në vend që të pushosh kur fle, trupi yt do të punojë për të tretur çfarë ke ngrënë.

Ushqimet pikante: Nuk duhet t’i shtohen asnjë ushqimi që hani përpara se të bini në gjumë pasi që rrisin të rrahurat e zemrës dhe nuk iu lejon të bëni gjumë të lehtë.

Ushqimet që lejohen:

Bananet: Falë magneziumit dhe kalciumit që përmbajnë, muskujt rigjenerohen dhe një gjumë i mirë përgjatë natës është i garantuar.

Qumështi: Përmban tritofan dhe amino acide që ndihmojnë që gjumi të jetë më i qetë dhe të zgjasë më shumë.

Qershitë: Melatonina që përmbajnë ato ndihmon për të kontrolluar ritmin e brendshëm të trupit dhe ka efekt dobiprurës në cilësinë e gjumit.

Të ngjashme