Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka takuar përfaqësues nga KFOR-i Amerikan të cilët kanë dhuruar donacion me pajisje mbrojtëse mjekësore në parandalimin e virusit COVID-19, për Komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it, për dhurimin e këtij donacion mjaft të nevojshëm për përballimin e kësaj situate, duke thënë se ky material menjëherë do të dërgohet për shfrytëzim nga stafi shëndetësor në QKMF, të cilët gjenden në vijën e parë të frontit për menaxhimin e këtij virusi.
Ky donacion përmbante këto pajisje mbrojtëse mjekësore; 550 maska të llojeve të ndryshme, 2200 doreza, 20 gel dezinfektues për duar, 2 shishe me bazë alkooli, 3 syze mbrojtëse, si dhe materiale tjera përcjellëse.