KFOR-i zhvillon stërvitjen “ROBUST RAM”

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, po zhvillon stërvitjen “ROBUST RAM”, në pjesën verilindore të Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, kjo stërvitje do të zhvillohet deri më 27 shtator për të testuar gatishmërinë operacionale në lidhje me operacionet e lirisë së lëvizjes në mbështetje të popullatës lokale.

“Trajnimi është pjesë e një kornize më të gjerë të aktiviteteve, të cilat kryhen për të ruajtur aftësitë operacionale të njësive kyçe taktike dhe mbështetëse të dislokuara në kuadër të misionit të KFOR-it. Gjatë aktivitetit, asetet CRC (Crowd and Riot Control), si dhe mjetet FOM-D (Freedom of Movement Detachment) do të vendosen për të pastruar postblloqe në afërsi të zonës së trajnimit ‘HARILAQ’ dhe kampit Novosellë dhe mjete ajrore të KFOR-it gjithashtu do të vendosen gjatë gjithë stërvitjes”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Më tej thuhet se KFOR-i kryen ushtrime rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar përgjigje në kohë sa herë që kërkohet.

Të ngjashme