KFOR-i italian i dhuron 18 kompjuterë shkollës “Bekim Sylka”

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 16:09 | Nga

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Bekim Sylka” në qytetin e Rahovecit përpos rregullimit të oborrit dhe lyerjes së objektit të shkollës, sot ka pranuar një donacion prej 18-të kompjuter nga KFOR-i Italinë në Kosovë.

Në ceremoninë e pranimit të këtij  donacioni nga KFOR-i Italian morën pjesë, Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, Komandanti i MNTF-BG (Grupi shumëkombësh i betejës – Perëndim), Kolonel Giovanni GIAGHEDDU, me Seli në “Villaggio Italia”, Pejë, Beatrisa Pista-Demiri drejtoreshë e shkollës “Bekim Sylka”,mësimdhënës dhe nxënës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe drejtoresha e shkollës Beatrisa Pista-Demir, falënderuan Komandantin GIAGHEDDU, për donacionin  e dhënë,  donacion ky që i cili është i një rëndësie të madhe dhe që do të u lehtësoj nxënëseve mësimin sa i përket lëndës së informatikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme