KFOR patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë kanë njoftuar se kanë patrulluar në vijën kufitare në afërsi të Istogut.

Në komunikatën e KFOR-it, bëhet e ditur se kjo po bëhet për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

Patrullimi u realizua nga ushtria italiane.

“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut. Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″.

Të ngjashme