KFOR-i zviceran deri më 2020 në Kosovë

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 11:17 | Nga
Dhoma e Kantoneve (Senati) i Zvicrës ka votuar me 33 vota pro dhe vetëm 4 kundër, për qëndrimin deri në vitin 2020 e ushtarëve zviceranë në Kosovë.

Siç dihet, që nga përfundimi i luftës, gjegjësisht nga viti 1999, armata e Zvicrës është në mbështetje të trupave ushtarake ndërkombëtare KFOR-it, të stacionuara në Kosovë.

Këshilli Federal planifikon redukstimin e trupave zvicerane në Kosovë, por ky reduktim do të rrjedhë në mënyrë graduale.

Nga 235 ushtarë sa janë tash, në përfundim të misionit numri i tre do të bjerë në 165 shkruan, përcjellë albinfo.ch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme